Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka akuzuar të martën perëndimin se ka frikë nga Rusia, duke thënë se populli ukrainas po përballet i vetëm me agresionin rus. Duke thënë se para parlamentit britanik, Zelensky ka thënë hapur se NATO druhet Rusia, duke shtuar se kjo është e vetmja arsye që aleanca euroatlantike nuk po ndërhyn në luftë. “Kuptuam se NATO nuk është gati të pranojë Ukrainën. Aleanca ka frikë nga gjërat kontradiktore dhe konfrontimi me Federatën Ruse.”-u shpreh Zelenky.