Top News – NATO harton planin kundër Rusisë / Strategji e re për mbrojtje nga sulmet hibride
11/12/2024 12:21

Ndërsa NATO po mendon shumë për Ukrainën, ajo po përballet në të njëjtën kohë me sulme të shumta hibride ndaj 32 vendeve anëtare të saj, që vijnë kryesisht nga Rusia e Kina, por edhe Irani e Koreja e Veriut. Në një takim të javës së kaluar të ministrave të Jashtëm në Bruksel, një zyrtar i lartë i NATO-s foli për “sulme të vazhdueshme dhe të përditshme kundër vendeve të NATO-s”, që tha se përfshijnë sulmet kibernetike, ndërhyrjet politike, sulmet në infrastrukturë kritike siç janë kabllot nënujore, si dhe sabotazhin. Një shembull i fundit është dëmtimi i kabllove të komunikimit me fibra optike nën Detin Baltik, që për shumëkënd ishte një akt sabotazhi. Që nga viti 2016, NATO-ja ka deklaruar se sulmet hibride kundër cilitdo prej vendeve të saj anëtare, mund të nxisin veprime sipas Nenit 5 të Traktatit të aleancës. Sipas këtij neni, një sulm i tillë ndaj një vendi anëtar mund të konsiderohet akt agresioni ndaj gjithë aleancës dhe të nxisë përgjigjen e të gjithë aleatëve. Për t’iu referuar këtij neni sidoqoftë, pragu është shumë i lartë. Ai është zbatuar vetëm një herë në historinë 75-vjeçare të NATO-s, përkatësisht pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që më pas shkaktuan luftën në Afganistan. Zyrtarët e NATO-s pranojnë se sulmet hibride janë të ndërlikuara, sepse nuk janë si lufta konvencionale. NATO-ja, tradicionalisht, merret me mbrojtjen e kufijve të jashtëm, ndërsa sulmet hibride janë të prirura të ndodhin brenda vendeve aleate, dhe shpesh në baza të rregullta.

Top News- “Ballukut do ia heqin mandatin qytetarët”, çfarë po paralajmëron Berisha?
23/02 22:47
Top Channel/ Lokali në Lungomare u përfshi nga flakët, shuhet zjarri
23/02 22:47
Top News- Shkrumbohet lokali brenda pak minutash në Lungomare, “përpihet” nga flakët
23/02 22:30
Top News- Çahet rruga Tepelenë-Memaliaj, probleme në karexhatë e skarpate/ Rrezik për mjetet
23/02 22:22
Top News- Flakët “deri në qiell”, shkrumbohet lokali në Lungomare
23/02 21:26
Top Channel/ Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
23/02 20:36
Top Channel/ Berisha mesazh Ramës: Të shtunën protestojmë për arrestimin tënd
23/02 20:35
Top News- Shqipëria e Hungaria forcojnë mbrojtjen/ Shkëmbim i atasheve ushtarakë, dhe trajnim i FA
23/02 20:02
Top Channel/ Hyn në fuqi rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, me 5% tatim
23/02 20:02
Top Channel/ Bukëpjekës, zanat në zhdukje! Shoqata e prodhuesve të bukës kërkon subvencionim
23/02 19:58
Top Channel/ Këshilli i Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raporti do hartohet pas mbledhjes
23/02 19:57
Top News-‘Reforma territoriale gjithëpërfshirëse’/ Gonzato takon Maznikun e Boçin, kërkon konsensus
23/02 19:52
Top Channel/ Dy raporte për “Ballukun”! PS dhe PD do votojnë më 5 mars
23/02 19:39
Top News – PS u nxitua me rregulloren. Kushtetuesja e shfuqizon, Kuvendi ka 30 ditë kohë
23/02 18:03
Top News – ‘Ranë të gjitha alibitë’. PD kërkon imunitetin e Ballukut, PS kërkon kohë
23/02 17:17
Top News- Troje, karburant dhe ndërtesa / Fier, konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut
23/02 17:16
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Mbyllet pas 5 orësh mbledhja për Ballukun, Bardhi zbardh diskutimet
23/02 16:19
Top Channel/ Presidenti i ri, Albin Kurti nis takimet për të mbledhur 80 vota. Sot pret Abdixhikun
23/02 16:19
Top Channel/ Kuvendi diskuton “Ballukun”/ Mblidhet Këshilli i Imuniteteve, në takim
23/02 16:18
DIGITALB DIGITALB