Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar fuqitë perëndimore po përgatiteshin për mundësinë që bisedimet me rrezik të lartë me Rusinë mund të dështonin dhe se aleanca po përforconte aftësitë ushtarake përgjatë krahut të saj lindor, si dhe po përgatitte sanksione ekonomike potencialisht gjymtuese nëse Moska sulmonte. Deklratat e Stoltenberg, pas një videokonference të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s, i dhanë një paralajmërim të qartë Kremlinit përpara bisedimeve diplomatike - në Gjenevë, Bruksel dhe Vjenë .