"NATO është në luftë me Rusinë. Kjo është e qartë dhe nuk kërkon prova shtesë", u tha Dmitry Peskov gazetarëve sipas agjencia shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti. "NATO është de facto e përfshirë në këtë luftë", tha zëdhënësi i Kremlinit. Ministri i Jashtëm polak Radosłaë Sikorski kishte thënë më herët se, pavarësisht ndërhyrjes së dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë, e cila rrëzoi disa prej tyre, NATO nuk është në luftë me Rusinë.