Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar detaje të ndihmës së re ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën - për të ndihmuar vendin në luftën e tij kundër forcave ruse. Paketa përfshinë shumëllojshmëri municionesh nga rezervat e Pentagonit të destinuara për të mbërritur shpejt në fushëbetejë. Gjithashtu në paketë përfshihen sisteme raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) dhe raketa kundërajrore Patriot - për të ndihmuar në pengimin e goditjeve ajrore ruse të infrastrukturës së Ukrainës.