Parandalimi dhe goditja e çdolloj veprimtarie kriminale, kjo ishte porosia e dhënë nga drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një takim me strukturat në Shkodër, ai bëri një pasqyrë të gjithë punës së kryer përgjatë vitit të shkuar, ku nuk munguan as përgëzimet ndaj efektivëve të policisë.