Top News – Nafta pa taksa për fermerët/ Nesër fillon aplikimi, afati deri më 25 shkurt
14/01/2021 11:21

Nga dita e nesërme më 15 janar dhe deri më 25 shkurt të këtij viti fermerët në të gjithë vendin do të kenë mundësinë që të aplikojnë për të përfituar naftën me çmim të ulë. Nga ky lehtësim përfitojnë të gjithë fermerët e regjistruar dhe të pajisur me NIPT. Ata do ta marrin naftën me çmim të reduktuar, pasi do të paguajnë çmimin real pas asnjë ngarkesë nga akciza dhe taksat e tjera. Fermerët do të përfitojnë ulje afërsisht 80 lekë për litër nga çmimi normal që ka nafta për qytetarët e tjerë në vendin tonë. Nafta për prodhim bujqësor nuk do të shpërndahet nga pikat e karburanteve, por do të mund të merret tek operatorët furnizues të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë. Në këto pika fermerët paraqiten me kartën individuale, në të cilën është hedhur sasia e naftës që ka të drejtë të tërheqë fermeri përkatës. Për të përfituar nga kjo skemë lehtësuese fermerët duhet të aplikojnë në portalin e-albania. Për të ndihmuar fermerët që të bëjnë aplikimin, nëse ata nuk mund ta bëjnë vetë online mund të shkojnë edhe prane njësive administrative ose drejtorive bujqësore, ku nëpunës të caktuar janë të ngarkuar për ti ndihmuar me procesin. Fermeri vecc dokumentacionit do të deklarojë sipërfaqen e tokës dhe kulturën që do mbjellë. Kjo pasi sasia që ata përfitojnë me me ccmim të reduktuar varion nga sasia e tokës që kanë dhe nga varietet që kultivojnë. Nga ky vendim përfitojnë Fermeret individuale, Shoqerite e Bashkepunimit Bujqesor dhe Personat Fizike apo Juridike qe kryejne veprimtari bujqesore. Dhënia e karburantit do të monitorohet nga Ministria e Bujqësisë e cila ka një njësi të posaçme për të garantuar zbatimin, monitorimin dhe koordinimin e të gjithë procesit që lidhet me skemën e mbështetjes së naftës për bujqësinë. Si dhe do të menaxhojë shpërndarjen e kartave individuale të naftës te subjektet përfituese, si dhe gjurmimin e tërheqjeve të naftës prej tyre. Ndërsa kontrolli në terren për përdorimin e naftës do të bëhet nga AZHBR-ja. Të gjithë ata fermerë që abuzojnë me 20% të sasisë së naftës së përfituar do të përjashtohen nga skema për 3 vite.

Top News – ‘Herën tjetër në Moskë…’ / Qilim i kuq për Putinin, çfarë u tha pas takimit
16/08 12:22
Top News – Ikin nga Alaska pa një marrëveshje / Trump e Putin flasin për tre orë: Nuk jemi ende atje
16/08 12:19
Top Channel/ Gjuha e trupit, Trump “showman”/ Putini më i qetë
16/08 12:05
Top Channel/ Samiti i Alaskës, reagimet: “Ishte fitore e qartë për Putinin”!
16/08 11:46
Top Channel/ Zelensky takohet me Trumpin të hënën, Alaska mbyllet me “progres”, por pa marrëveshje!
16/08 11:46
Top Channel/ Trumpi i dorëzon Putinit letrën e Melanias, F35-sat rrethojnë avionin presidencial rus!
16/08 11:42
Top News-Rëndohet trafiku në rrugët e vendit. Dyndja drejt bregdetit, trafik edhe në Rrugën e Kombit
16/08 11:31
Top News – Flakët lënë vetëm hi në Gramsh, dëshmia e një tragjedie natyrore
16/08 11:22
Top News – ‘Paralizohet’ Rruga e Kombit, mijëra udhëtarë dynden drejt bregdetit shqiptar
16/08 11:21
Top Channel/ Zjarret nuk kursyen asgjë, pamjet e një prej banesave të shkrumbuar në Gramsh
16/08 11:16
Top News – Tokë e djegur dhe shtëpi të shkrumbuara. Çfarë do të gjejnë vlerësuesit në Gramsh
16/08 11:14
Top Channel/ Shtëpi të rrënuara dhe hi, pasojat e zjarreve apokaliptike në Gramsh
16/08 11:11
Top Channel/ Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale
16/08 10:40
Top Channel/ Tronditet sërish Korça, dy të plagosur pas sherrit në lokal
15/08 22:46
Top Channel/ Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Traumës i riu i plagosur në Korçë
15/08 21:40
Top Channel/ “Familje e shkëlqyer”, flet fqinja e 27-vjeçarit të plagosur në Korçë: Ikën…
15/08 21:39
Top News- Plagoset me thikë 27-vjeçari/ Ngjarja në Korçë, arrestohet autori i dyshuar
15/08 21:35
Top Channel/ Ngjarja në Korçë, fqinji: I plagosuri jetonte në Greqi, kishte ardhur për një fatkeqësi
15/08 21:31
Top Channel/ Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë, autori sapo kishte dalë nga burgu
15/08 21:30
Top News- Plagosja në Korçë, flasin banorët e zonës- Janë familje e shkëlqyer!
15/08 20:59