Aksionet europiane po shiten dhe tregtarët po nxitojnë drejt aseteve të sigurta të hënën, teksa kancelari gjerman Olaf Scholz përgatitet të udhëtojë në Moskë në një përpjekje të re për të penguar Rusinë që të nisë pushimin e Ukrainës. Kontratat evropiane të gazit natyror për furnizimin e muajit të ardhshëm u rritën 12 për qind të hënën në 83 € për megavat orë. Cmimi ndërkombëtar i naftës, Brent, u rrit deri në 96 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se shtatë vjet.