Top News – ‘Na thanë të integrohemi në Shqipëri!’ Afganët në Shëngjin në udhëkryq, Trump i braktisi
28/01/2025 12:07

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar një politikë që do të lejonte refugjatët afganë që plotësojnë disa kritere të rivendosen në SHBA. E në këto kushte, në Shqipëri, mijëra afganë që u larguan nga vendi i tyre për t'i shpëtuar pushtimit të talebanëve po përballen me pasiguri teksa presin miratimin e vizave amerikane. Fakti ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare këto ditë dhe euroneës është më e fundit që është ndalur tek kjo temë. Pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga Afganistani dhe kthimit të talebanëve, Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Biden ofruan ndihmë për qytetarët afganë që konsideroheshin në rrezik. Por, duke qenë se procesi i shqyrtimit të dokumentacionit zgjaste nga 12 deri në 14 muaj, shumë afganë u vendosën në vende të treta. Më shumë se 3200 afganë, u vendosën në Shqipëri në pritje të nisjes për në SHBA. Në ditët e para në detyrë, administrata e Trump njoftoi se Programi Amerikan i Pranimit të Refugjatëve do të pezullohej nga 27 janari për të paktën tre muaj. Nuk dihet se cili do të jetë fati i këtij programi në vijim. Refugjatëve të cilëve u ishte miratuar udhëtimi për në SHBA para 27 janarit iu anuluan planet e udhëtimit. Euroneës është takuar me refugjatët afganë në Shëngjin, që ende shpresojnë se SHBA do ta përmbushë premtimin për ti pranuar ata. "Dua që qeveria e Amerikës, presidenti, të mirëpresin refugjatët", thotë Hasibullah. “Duam të shkojmë në amerikë, të punojmë atje, të bëjmë pak para e të ndihmojmë familjen, nuk duam të jetojmë në një zonë të rrezikshme”, shton ai. Ndërsa një grua, që nuk e tregon emrin e saj, thotë se nuk mund të kthehet në shtëpi. Ajo thotë se viza e saj ishte refuzuar për një mangësi dhe i është thënë tani që të integrohet në shqipëri. "Nuk është e lehtë për mua të integrohem në Shqipëri. Unë nuk di shqip. Nuk më kanë sjellë këtu për t'u integruar në Shqipëri. Këtu është shumë e vështirë edhe për shqiptarët që të kenë një punë. Pra si mund të jetojmë ne këtu”, thotë ajo. Mijëra afganë kanë qëndruar në resortet turistike të Shqipërisë përgjatë detit Adriatik. Një anëtare e NATO-s, Shqipëria fillimisht ra dakord të strehonte afganët për një vit, përpara transferimit tëtyre përfundimtar në SHBA, e më pas u zotua t'i mbante ata më gjatë nëse vizat e tyre vonoheshin.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36