Top News – Mpiksje gjaku pas vaksinimit/ Danimarka pezullon përkohësisht Astrazeneca-n
11/03/2021 14:56

Agjencia kombëtare e shëndetit në danimarkë ka pezulluar përkohësisht vaksinimin me astrazeneca pasi mpiksje gjaku u krijuan tek disa persona që e kishin marrë atë, një prej të cilëve sic raportohet, ka humbur jetën. Agjencia tha të enjten se ajo nuk kishte vendosur një lidhje mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës, por tha se i kishte kërkuar autoriteteve rajonale të ngarkuara me programin e vaksinimit të ndalonin përdorimin e vaksinës së astrazeneca-s përkohësisht. Agjencia tha se ajo do të rivlerësojë situatën në konsultim me agjencinë daneze të barnave brenda dy javësh por nënvizoi se ka prova të besueshme se vaksina është e sigurt dhe efikase. “Ne jemi në mesin e programit më të madh dhe më të rëndësishëm të vaksinimit në historinë daneze”, tha drejtori i agjencisë kombëtare të shëndetit. “Momentalisht ne kemi nevojë për të gjithë vaksinat e mundshme ndaj edhe nuk ëhstë një vedim i lehtë ai i pezullimit të njërës prej tyre”.Por, shtoi ai, pikërisht për shkak të faktit se ne po vaksinojmë kaq shumë njerëz, kemi nevojë që të reagojmë shpejt dhe me kujdes atëherë kur marrim informacione për efekte të mundshme anësore. Ne duhet të qartësojmë këtë cështje para se të vazhdojmë të përdorim vaksinën e astra zeneca-s.Agjencia e shëndetit nuk tha se sa raporte për mpiksje gjaku ka marrë por austria ndaloi përdorimin e një serie të vaksinave të astrazeneca-s ndërkohë që po jeton një rast vdekjeje për shkak të crregullimeve të koagulimit dhe një sëmundje nga embolizmi polmonar. Gjashtë vende të tjera evropiane, mes të cilëve Estonia, letonia, Luksemburgu dhe Lituania, kanë ndaluar po ahstu përdorimin e një serie vaksinash të astrazenecas.

Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51
Top Channel/ Paralizohet Italia, sot i gjithë vendi në grevë: Bllokohet transporti e shëndetësia!
20/11 12:24
Top News – Putin fton liderët evropianë në Moskë /‘Gati’ për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë
20/11 12:10
Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59
Top News – Punonjësit bëhen milionerë brenda natës / Anthropic bëhet publik, ‘paguheshin’ me aksione
20/11 11:55
Top News – Hakmerret Putin, goditen 3 ura në Kiev/ Breshëri raketash balistike e dronësh mbi Ukrainë
20/11 11:50
Top News – Trump shpërthen kundër Evropës…pas takimit me Putin: ‘Mos mbështesni më Ukrainën’
20/11 11:45