Ata quhen mercenarë, kontraktorë ose vullnetarë dhe luftojnë për të dyja palët në luftën në Ukrainë. Pavarësisht nëse konsiderohen si zuzarë apo heronj, prania e tyre ka një ndikim të padiskutueshëm në fushën e betejës. Sipas Zërit të Amerikës, ana e errët e forcave luftarake të parregullta, të përfshira në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, u shfaq këtë javë kur dy ish të dënuar i thanë një grupi të të drejtave të njeriut se kishin vrarë fëmijë dhe civilë ukrainas ndërsa shërbenin si komandantë në grupin rus Ëagner vitin e kaluar.