Adriana, Motra e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit që u vranë në fund të dhjetorit të kaluar në banesën e tyre në Astir, ka kërkuar kujdestarinë e djalit të Zhanetës. Mësohet se ajo ka nisur një proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës për të marrë kujdestarinë e nipit të saj që ka mbetur jetim.