Hetimi i autoriteteve italiane në lidhje me skandalin e përgjimit dhe mbledhjes së paligjshme të të dhënave që shpërtheu në vend në nëntor të vitit 2024 sugjerojnë se pas këtij skandali qëndrojnë shërbimet inteligjente izraelite. Kështu raporton Politico, që duke cituar burime nga persona që janë të njohur me hetimin, thotë se autoritetet në Romë dyshojnë se pas platformës së quajtur ‘Beyond’ qëndron një operacion i gjerë i Mossad-it izraelit.