Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gratë e LSI në Durrës ku ka biseduar për zgjedhjet e 25 prillit ku nuk kane munguar as mesazhet e saj ndaj kreut te qeverise, Edi Rama. Kryemadhi ka theksuar se për Durrësin politika shqiptare në 30 vite nuk ka pasur asnjë plan por vetëm vjedhje e grabitje dhe ka bere thirrje qe me 25 prill të votohet kundër Ramës.