Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës. Dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë hapën zjarr dhe vranë 5 persona, në mesin e tyre edhe banorë të zhvendosur të cilët po tentonin të ktheheshin në shtëpitë e tyre.