Top News – `Mos na bojkotoni`/ Franca, apel vendeve arabe
26/10/2020 19:11

Franca I kerkoi vendeve të Lindjes së Mesme t'i japin fund thirrjeve për bojkotin e mallrave të saj. Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordani dhe Katar në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili mbrojti të drejtën për të publikuar karikaturat e Profetit Muhamed. Ministria e Jashtme franceze u shpreh se thirrjet "e pabazuara" për bojkotin e mallrave po "nxiteshin nga një pakicë radikale". Protesta të shumta sakaq, sipas BBC, janë zhvilluar në Libi, Siri dhe Rripin e Gazës. Indinjatën e nxitën komentet e presidentit Macron, pas vrasjes së tmerrshme të një mësuesi në Francë, i cili tregoi karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimi. Macron tha që mësuesi, Samuel Paty, "u vra sepse islamistët duan të ardhmen tonë", por Franca "nuk do të heqë dorë nga karikaturat". Sekularizmi është thelbësor për identitetin kombëtar të Francës. Frenimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë, sipas shtetit francez, minon unitetin. Të djelën, presidenti francez e fuqizoi qëndrimin e tij në mbrojtje të vlerave të vendit të vet përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shkruar: "Ne nuk do të dorëzohemi kurrë". Ndërkohë, udhëheqës politikë në Turqi e Pakistan e sulmuan duke e akuzuar atë se nuk po respekton "lirinë e besimit" duke margjinalizuar miliona myslimanë në Francë.

Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51
Top Channel/ Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët…
15/09 11:49
Top Channel/ Katari “mpreh shpatën”: “Boll standarteve të dyfishta me Izraelin, të ndërhyjmë”!
15/09 11:48
Top News – Trupat e NATO-s blindojnë Poloninë / Miratohet vendosja pas inkursionit të dytë të Rusisë
15/09 11:48
Top News – ‘NATO të rrëzojë dronët rusë’ / Zelenski: Putin po teston mbrojtjen e aleancës
15/09 11:47
Top News – Papa Leoni kundër Elon Musk / Kritikon pasurinë: Jemi në telashe të mëdha
15/09 11:29
Top News – Ukraina ‘ndëshkon’ Rusinë…Avancon në kufi, ushtria e Moskës humbje të mëdha
15/09 11:18
Top Channel/ Bandat e Drogës, Belgjika nxjerr në rrugë ushtrinë: Ndjek shembullin e Donald Trump!
15/09 11:13
Top News- Trafik emigrantësh në SHBA e Kanada/ Italia dorëzon të kërkuarin nga prokuroria e posaçme
15/09 10:08
Top News- Tanket izraelite rrethojnë Gazën/ Trump paralajmëron Netanyahun- Kujdes me Katarin
15/09 09:41
Top Channel/ Tensionet në rritje NATO-Rusi. Rumania dënon shkeljen e hapësirës ajrore
14/09 22:59
Top Channel/ Turqi, 50000 protestues në shesh: Erdogan jep dorëheqjen!
14/09 21:31
Top News – Izraeli ‘shkrin’ Gazan. Breshëri sulmesh ajrore mbi rrip, mbi 30 viktima
14/09 20:35
Top News- NATO ‘bëhet gati’ për Rusinë/ Forcon krahun lindor pas shkeljes së hapësirës ajrore
14/09 19:07
Top Channel/ Ç’ndodhi në Hagë? Shqiptarët ‘blindojnë’ Gjykatën, policia kapet në panik, Thaçi…
14/09 18:25
Top News – Trump ‘nuk është i lumtur’… Rubio zbret në Izrael pas sulmit të paprecedent në Katar
14/09 15:36
Top News – Australia armatoset përballë Kinës / Miliarda dollarë për nëndetëset e reja bërthamore
14/09 15:18
Top News – Bombardues dhe raketa hipersonike / Rusia tregon fuqinë ushtarake në ‘Zapad 2025’
14/09 15:12