Top News – Ukraina ‘ndëshkon’ Rusinë…Avancon në kufi, ushtria e Moskës humbje të mëdha
15/09/2025 11:18

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se forcat ukrainase kishin përparuar në zonat kufitare të rajonit verior të Sumy-t, një zonë ku trupat ruse janë përpjekur për muaj të tërë të krijojnë një pikëmbështetje. Zelenski, në fjalimin e tij të përnatshëm, citoi gjithashtu komandantin e lartë të Ukrainës të thoshte se forcat e Moskës kishin pësuar humbje të konsiderueshme në rajonet Donetsk dhe Kharkiv përgjatë vijës së frontit 1,000 km të gjatë. Zelenski foli pas një jave deklaratash të Rusisë që nënvizonin atë që Moska e përshkroi si përparim në rajonin qendror të Dnipropetrovsk-ut. Trupat ruse janë të angazhuara në një sulm të përgjithshëm por të ngadaltë në të gjithë Ukrainën lindore, me njoftime pothuajse të përditshme për fshatra të pushtuara. Moska ka aneksuar katër rajone ukrainase të cilat i kontrollon pjesërisht; Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, por jo Dnipropetrovsk-un. "Ka rezultate të mira në zonat kufitare të rajonit Sumy," tha Zelenski, duke cituar komandantin e lartë Oleksandr Syrskyi. "Njësitë tona po vazhdojnë të përparojnë në drejtim të kufirit shtetëror të Ukrainës", tha ai. Që nga dëbimi i forcave ukrainase nga rajoni rus i Kurskut, në fillim të këtij viti, trupat ruse janë përpjekur të krijojnë atë që Kremlini e quan një zonë tampon në rajonin Sumy.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52