Prokuroria e Lezhes pas përfundimit të hetimeve ka kërkuar dënimin me 8 vite burg për 17 vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj. 17 vjeçari Florian Përvathi ekzekutoi me pistoletë me mulli, duke e qëlluar 6 herë bashkëfshatarin Lek Lekgjonaj, pasi vëllai i tij Ndue Lekgjonaj i vrau të atin në vitin 2009. Konkluzionet janë dhënë nga prokurori Sabri Kastrati për akuzat vrasje për gjakmarrje dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.