Top News – Monoliti misterioz/ Utah, nuk u rrëmbye nga alienët
02/12/2020 12:49

Monoliti misterioz i zbuluar javën e kaluar në një shkretëtirë në Utah thjeshtë u zhduk, por nuk u mor nga alienët dhe nuk kishte as ndonjë konspiracion qeveritar. Bëhet fjalë për një fenomen tjetër: TikTokun. Një fotograf nga kolorado, ros Bernards, tha për CNN se ai kishte parë që monoliti u largua nga vendi ku ishte shfaqur nga një grup prej katër personash, të premten e kaluar. Bernards, që ka rreth një dekadë eksperiencë në eksplorimin e shkretëtirave, kishte shkrepur madje edhe foto të monolitit të famshëm në botë, me një grup miqsh të premten e kaluar pasi kishte përcaktuar vendndodhjen më herët gjatë javës. Pasi ai dhe miqtë e tij kishin mbërritur në vendin ku ndodhej monoliti dhe kishin bërë foto për rreth një orë, kishin dëgjuar zërat e një grupi njerëzish pranë. Bernards kishte menduar se grupi ishte atje për të bërë foto po ashtu, por kishte rezultuar ndryshe. Ata menjëherë filluan ta shtynin atë. u deshën tre shtyrje të forta që monoliti të rrëzohej. Më pas, ata kishin marrë copat e monolitit të thyer dhe i kishin vendosur në një karrocë dore. Bernards dhe miqtë e tij nuk e kishin ndaluar grupin të largonin monolitin sepse edhe ata ishin të mendimit se ai duhej larguar pasi zona nuk ishte e përshtatshme për atë lloj vëmendjeje që kish marrë prej tij. Një nga personat që kishte ndihmuar në largimin e monolitit, njoftoi ndërkohë në një postim në mediat sociale, se ai dhe ekupi i tij ishin përgjegjësit për zhdukjen. Sylvan Christensen, me rreth 30 mijë ndjekës në TikTok, postoi një video të monolitit të rrëzuar dhe të vendosur mbi karrocë duke mbuluar fytyrat e individëve të tjerë. Postimi që atëherë është parë rreth 200 mijë herë në tiktok.

Top Channel/ Lirohet vëllai i Mbretit, u mor 12 orë në pyetje për lidhjet me Epstein
19/02 23:05
Top News- Si u mashtruan amerikanët nga karteli meksikan, u joshën me luks, por u shkatërruan
19/02 23:00
Top News- Lufta e madhe po afron, Irani e SHBA drejt konfliktit të gjerë për materialin bërthamor
19/02 22:15
Top News- Irani përgatit ushtrinë, Trump afron aeroplanmbajtëset me bomba…gati urdhri
19/02 21:40
Top News- Trump zbulon shifrën marramendëse të SHBA për rindërtimin e Gazës, prezanton dhe planin
19/02 21:19
Top News-Luftanijet e F35-at gati për të goditur Iranin, Zyrtarët e sigurisë: Sulmi brenda fundjavës
19/02 21:09
Top News – ‘Ringjallja’ e Hamasit. Grupi i armatosur po rimerr kontrollin e Gazës
19/02 19:20
Top News – Evropa do vuajë të paimagjinueshmen…! Gjenerali gjerman paralajmëron: Putin do sulmojë
19/02 18:23
Top News – Trump përuron Bordin e Paqes. Ndan ‘punët’ për Shqipërinë e Kosovën në Gaza
19/02 18:21
Top News – Rusia ‘luftë’ me SHBA për Iranin / Asete ushtarake rreth vendit, kërkon vetëpërmbajtje
19/02 15:40
Top News – Trump lyen Air Force One / Kuq, bardhë e blu, ushtria amerikane konfirmon
19/02 15:21
Top News- Uashingtoni presion NATO-s/ Kërkon riorganizim dhe zvogëlimin e trupave në Kosovë
19/02 15:20
Top News – Polonia minon kufirin në 48 orë / Doli nga konventa e Otavës, masa hyn në fuqi
19/02 15:05
Top Channel/ Bordi i Paqes, Rama mes 26 folësve në takim: Shqipëria, vend “themelues”!
19/02 14:58
Top Channel/SHBA “tkurrje” KFOR-it, alarm mes diplomateve: “Ballkani shperthen brenda natës”!
19/02 14:38
Top Channel/ Dosjet Epstein, arrestohet princi Andrew: Abuzim me postin, përcolli informacione!
19/02 14:29
Top News – Arrestohet vëllai i mbretit Charles / Andrew përfundon në pranga për lidhjet me Epstein
19/02 13:46
Top News – Tjetër stuhi horror në Evropë / Pedro vjen me ‘përmbytje të papara’ dhe erë të tërbuar
19/02 13:29
Top News – Sot Grenlanda, nesër Svalbardi…! Ishulli arktik në qendër të oreksit të fuqive të mëdha
19/02 13:17
Top Channel/ Zuckerberg del para gjykatës: Padi ndaj platformave online se krijojnë varësi!
19/02 12:26
DIGITALB DIGITALB