Top News – Monedhë platini 1 trilionë USD / Zgjidhja e problemit të borxhit amerikan…
07/10/2021 11:34

Disa politikanë mendojnë se kanë gjetur një zgjidhje ideale për ngërçin mbi kufirin e borxhit në SHBA. Bëhet fjalë për një zgjidhje në formë platini: A mund të prodhohet një monedhë 1 trilion dollarëshe? Edhe përkrahësit më të fortë të kësaj ideje, që nuk janë edhe aq të shumtë, nuk e kanë marrë aq seriozisht idenë. Ata thonë se është një mënyrë e pazakontë për të dalë nga një problem i pazakontë kontabiliteti që do të ketë pasoja të rënda për qytetarët e zakonshëm dhe ekonominë nëse nuk zgjidhet në ditët në vijim. Por megjithë shakatë se shembëlltyra e kujt do të shfaqej në monedhë, një ide e tillë është e mbështetur në disa studime. Sado që duket jorealiste, është diçka e imagjinueshme që qeveria të kthejë 1 trilion dollarë në një monedhë, pa pasur nevojë për miratimin e ligjvënësve. Si është e mundur kjo kur sekretari i thesarit nuk mundet thjesht të printojë para për të paguar borxhet publike? Është e mundur falë një ligji të çuditshëm të mbi 20 viteve më parë që duket se lejon administratën të presë monedha të çdo forme pa miratimin e Kongresit për sa kohë që ato të jenë prej platini. Qëllimi ishte që të prodhoheshin monedha përkujtimore për koleksionistët, jo që të krijohej një opsion bërthamor për zgjidhjen e një krize fiskale. Ligji thotë se sekretari i thesarit "mund të presë dhe lëshojë herë pas here monedha platini në kushte të veçanta. Por Sekretarja e Thesarit Janet Yellen, Shtëpia e Bardhë dhe disa demokratë e hodhën poshtë idenë. "Ajo që është e nevojshme është që Kongresi të tregojë se bota mund të ketë besim se Amerika do ta paguajë borxhin."

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00