Ky është momenti prekës kur një gorillë, që u bë i famshëm online falë një selfie virale, vdes në krahët e kujdestarit që e shpëtoi atë. Ndakasi, 14 vjec, ishte një gorillë jetime që u shpëtua në një pyll shiu dhe u dërgua në parkun kombëtar Virunga në Kongo, nga Andre Bauma në 2007-ën.