Top Channel/ Katari kritikon ashpër Izraelin: Po shkel vazhdimisht armëpushimin në Gaza
21/10/2025 19:31

Emiri i Katarit, ka kritikuar ashpër Izraelin për shkeljet e përsëritura të armëpushimit në Gaza, duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar po dështon të mbrojë popullin palestinez. Duke folur në seancën hapëse të këshillit Shura, organi legjislativ i Katarit, Emiri akuzoi Izraelin për “shkelje të vazhdueshme të armëpushimit” 11-ditor dhe për transformimin e Rripit të Gazës në “një zonë të papërshtatshme për jetën njerëzore”. “Ne përsërisim dënimin tonë për të gjitha shkeljet dhe praktikat izraelite në Palestinë, veçanërisht shkeljen e vazhdueshme të armëpushimit. Është për të ardhur keq që bashkësia ndërkombëtare mbetet e paaftë të imponojë respekt kur bëhet fjalë për tragjedinë e popullit palestinez,” deklaroi Emiri. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve, Izraeli ka shkelur armëpushimin 80 herë dhe ka vrarë të paktën 80 palestinezë që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes. Kriza diplomatike mes Katarit dhe Izraelit u përshkallëzua në shtator, pas një sulmi ajror izraelit ndaj një ekipi negociator të Hamasit në Katar. Doha e quajti këtë veprim “shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare”. Katari, një aleat i ngushtë i SHBA-së, ka luajtur një rol kyç si ndërmjetës në përpjekjet për paqe në Gaza dhe ka pritur bisedimet që synojnë ruajtjen e armëpushimit. Edhe pse marrëdhëniet me Izraelin janë tejet të tensionuara, vendi ka vazhduar të ndërmjetësojë për një zgjidhje afatgjatë.

Top News – Putin, raketa mbi kancelarin Merz / Goditet një tjetër urë, sirena alarmi në Kiev
04/10 14:48
Top News – Qëlloi pilotin me një sëpatë / Makthi i Flydubai, ndihmësi me pikëpamje ekstremiste
04/10 13:59
Top News – ‘Nëse doni luftë, luftë do të keni’ / Irani sfidon SHBA: Nuk ka zgjidhje ushtarake
04/10 13:26
Top News – Alarm i kuq, të gjithë në shtëpi! / Dy viktima nga përmbytjet në Spanjë, rrugët nën ujë
04/10 13:24
Top News – Tallin Trumpin, shpallin fitoren / Posterat e luftës në Teheran, propagandë e regjimit
04/10 13:23
Top News – Mobilje që fluturojnë, çati që shkulen / Tornadoja e rrallë kalon mes për mes qytetit
04/10 13:22
Top News – Marinsi amerikan akuzohet për vrasje / Japonia proteston: Një incident brutal dhe mizor
04/10 12:01
Top News – Do të rrëzojnë dronët reaktivë…/ Gjermania e Ukraina vulosin marrëveshjen, Merz në Kiev
04/10 11:59
Top Channel/ Merz, në Kiev mes bombave/ Kancelari viziton Ukrainën pas ofensivës ajrore ruse,
04/10 11:44
Top News – Putin me ‘doktrinë të re’ në Ukrainë / Zelenski vë në shënjestër rafineritë e naftës
04/10 11:41
Top News – Sulmet e Iranit ndëshkojnë rafineritë / Tani vetëm naftë e papërpunuar nga Lindja e Mesme
04/10 11:33
Top News – Rusia paralajmëron-Ikni nga Ukraina / Zelenski e Putini, ‘dhëmb për dhëmb’, sulme të reja
04/10 11:31
Top Channel/ Ukrainë, 15 mijë të vrarë e plagosur/ OKB: Bilanc tronditës për 2026, rritje prej 55%
04/10 10:42
Top News – Pakti bërthamor i Trump me Arabinë Saudite. Senatorët amerikanë kërkojnë votim rezolute
04/10 10:06
Top Channel/ Komploti ndaj bazës së Shba. Irani mohon akuzat se nxiti terroristët
03/10 23:19
Top News- Përmbytje të fuqishme në Spanjë, çmendet moti, lumenj balte vërshojnë drejt qyteteve
03/10 22:30
Top News- Alarm në SHBA, zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord
03/10 22:23
Top News- Dy doza vdekjeprurëse nuk e vranë, incidenti sjell dorëheqjen e kreut të burgjeve
03/10 22:14
Top News – Zbehet fuqia e Iranit në Hormuz. Nafta e papërpunuar rikthehet në nivelet e paraluftës
03/10 22:00
Top Channel/ Dodik: Bosnja ka vdekur. Lideri ekstremist i serbëve sulmon edhe ish-krerët e UÇK-së
03/10 21:52