Top News – Mohoi genocidin e Srebrenicës/ Shkarkohet ministri i drejtësisë së Malit të Zi
18/06/2021 13:56

Parlamenti i Malit të Zi miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e genocidit të Srebrenicës si dhe shkarkoi ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposavic i cili vetem pak kohe me pare mohoi publikisht që dicka e tille të ndodhur vertet. Ky qëndrim nxiti kritika jo vetem brenda Malit të Zi, por edhe nga BE-ja e Shtetet e Bashkuara. Propozimi për shkarkimin e ministrit erdhi nga shefi i ekzekutivit, Zdravko Krivokapic e u mbështe dhe nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanovic, tashmë në opozitë. Rezoluta e miratuar së fundi dënon deklaratat, veprimet dhe politikat që mohojnë ose vënë në dyshimkete genocid dhe shpall 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit për viktimat e Srebrenicës. Permes saj, Mali i Zi konfirmon vendosmërinë e tij për të parandaluar krime të tjera të rënda në të ardhmen. Masakra e 1995-sës në Srebrenicë, ku forcat serbe ekzekutuan rreth 8.000 burra e djem myslimane, përbën një prej mizorive më të mëdha ne Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Pro shkarkimit të Leposavicit votuan 43 deputetë ndërsa 27 ishin kundër. Më 26 mars, Leposavic ngjalli reagime te ashpra me deklaraten e tij perpara ligjvënesve se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka pasur genocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”.

Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23
Top News – Serbët festojnë humbjen. 17 të shoqëruar në Gazimestan, provokuan me slogane
28/06 21:06
Top Channel/ Serbët mblidhen në Gazimestan, policia ndalon një qytetar
28/06 15:04
Top News- Festa e ‘Vidovdanit’ në Gazimestan, serbët shpërthejnë në brohorima
28/06 14:15