Disa vite më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin Antimafia, një i ligj i marrë thuajse plotësisht nga Italia, i përkthyer me imtësi dhe i votuar në Kuvend. Prej vitesh, disa grupe kriminale në Shqipëri u hetuan përmes atij ligji. Por, duket se ende janë larg rezultatet e një sistemi drejtësie me modelet "Falcone" dhe "Borselino". Ndaj shumë vite më pas, u kërkua një tjetër ligj, që nuk u miratua asnjëherë posaçërisht për grupet kriminale, deri në momentin e përfundimit, miratimit dhe implementimit tashmë të Reformës në Drejtësi.