Partia Socialiste vlerëson se kërkesa e Partisë Demokratike për mocion me debat në lidhje me hetimet e SPAK ndaj Vlora Hysenit mund të cenojë punën e Prokurorisë së Posaçme dhe të ndikojë në garantimin e një hetimit të plotë, të drejtë dhe të pavarur. Qëndrimi është shprehur nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në Konferencën e Kryetarëve.