Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këtë të martë ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në “Air Albania” të mjekëve të parë që kanë nisur vaksinimin me dozën e tretë. Manastirliu u shpreh se vaksinimi ka nisur për të gjithë ata qytetarë që janë mbi moshën 60 vjec dhe për ata të cilët kanë probleme shëndetësore.