Një mi “gjigant” afrikan, Magawa është dekoruar me medalje ari prestigjioze për zbulimin e minave tokësore. BBC raporton se Magawa ka nuhatur 39 mina tokësore dhe 28 municione të pashpërthyera. Qendra veterinare bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar (PDSA) e dekoroi miun me Medaljen e Artë për “Devotshmëri Ndaj Detyrës Në Shpëtimin e Jetëve”, fill pasi ai identifikoi minat tokësore vdekjeprurëse në Kamboxhia. Mendohet se deri më tani gjenden rreth gjashtë milionë mina tokësore në vendin e Azisë Juglindore. Bëhet e ditur se brejtësi shtatëvjeçar u trajnua nga organizata bamirëse e regjistruar në Belgjikë e njohur si “Apopo”, e cila është e vendosur në Tanzani.