Vendndodhja e anijes Endurance, e Ernest Shackleton ka qenë një prej mistereve më të mëdha detare që kur anija u bllokua në akull dhe u mbyt, në 1915-ën. Gjetja e këtij simboli të erës heroike të eksplorimeve polare, në fund të detit Uedell, prej kohësh mendohej se ishte e pamundur për shkak të ashpërsisë së ambjentit në Anktartidë ose kushtet djallëzore, sic i quante vetë Shackleton.