Autoritetet ruse thuhet se po fshehin detajet e dy personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e të premtes në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Moskë dhe që u vranë gjatë dhe pas të shtënave atje. Informacioni që supozohet se është mbajtur i fshehtë, hedh hije dyshimi për faktin se pse Putin do të donte të fshihte aspekte të hetimit dhe se ndoshta bëhet fjalë për një punë të brendshme.