Një pjesë e mirë e mallrave të konsumit për shqiptarët vijnë nga importi. Por porti i Durrësit ka një problematikë të theksuar lidhur me verifikimet që u bëhen kontenierëve. Kjo për faktin se doganierët dhe policia kufitare nuk kanë kushte sigurie për hapjen e kontenierëve që kanë përmbajtje shtazore, si rasti që bëhet publik në këtë kronikë i një subjekti që ka sjellë mish pule nga Argjentina.