Top News – Mirë me Moskën, mirë me Kievin! / Erdogan në Ukrainë si ‘misionar paqeje’
01/02/2022 11:59

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do ta vizitojë Ukrainën të enjten. Ai do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, takim që ka për qëllim uljen e tensioneve midis Kievit dhe Rusisë, tha një zyrtar turk. Ankaraja ka raporte të mira edhe me Kievin dhe Moskën, por kundërshton politikat ruse në Siri dhe Libi. Po ashtu, ka kundërshtuar aneksimin nga Rusia të Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014. Përderisa ka zhvilluar bashkëpunim me Rusinë në fushën e mbrojtjes dhe energjisë, Ankaraja po ashtu i ka shitur Ukrainës dronë të sofistikuar, duke e zemëruar Moskën. “Erdogan do t’i përcjellë mesazhe Zelenskiyt për ruajtjen e paqes në rajon dhe parandalimin e rritjes së tensioneve dhe shpërthimit të ndonjë konflikti”, tha ky zyrtar. Erdogan po ashtu ka ftuar presidentin rus, Vladimir Putin, që ta vizitojë Turqinë pas Lojërave Dimërore Olimpike, që do të mbahen në Kinë nga 4 deri më 20 shkurt. “Ne presim që këto dy takime të jenë efektive në uljen e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha zyrtari turk, që foli në kushte anonimiteti. Javën e kaluar, Erdogan tha se nuk do të ishte veprim i mençur nëse Rusia e sulmon Ukrainën dhe nëse ndodh një gjë e tillë, Turqia, si anëtare e NATO-s do të bënte atë që ishte e nevojshme. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën. Perëndimi ka thënë se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta sulmojë Kievin, por Moska mohon se ka plane të tilla.

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25