Ministri i jashtëm i kroacisë ka shkaktuar polemika pasi ai u fiksua teksa përpiqej të puthte homologen e tij gjermane, në mënyrë të cuditshme, gjatë një fotoje në grup, të enjten. Gordan Glic Radman, 65 vjec, zgjatet për të takuar analena Baerbock dhe pasi i jep dorën, afrohet për ta puthur atë ndërkohë që ministrat e jashtëm të BE-së dhe Ballkanit perëndimor po përgatiteshin për foton e grupit pas një konference në Berlin. Baerbock, 42 vjec, me mirësjellje i afron faqen Gerlic radman dhe kthehet drejt kamerave duke qeshur me siklet.