Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto deklaroi se nuk ka ardhur ende koha për negociatat në nivel politik të një armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai theksoi se ndonëe vëmendja e medias ndaj Ukrainës ka rënë për shkak të Luftës Izrael-Hamas, vëmendja politike e partnerëve të Kievit nuk ka rënë dhe vijon të jetë po e njëjtë.