Top News – Miliona njerëz në rrezik/ Uragani ‘Ida’ ngjall panik në New Orleans
30/08/2021 20:21

Një milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Luiziana ndërsa uragani Ida ka humbur tani fuqi duke u kthyer në një stuhi tropikale por duke mbetur sërish i rrezikshëm. Stuhia u shoqërua me erëra që kapnin shpejtësinë e 240 km në orë kur preku tokë dhe njerëzit që nuk u larguan nga shtëpitë e tyre, u këshilluan të strehoheshin në vende të sigurta. Një person humbi jetën kur një pemë ra mbi shtëpinë e tij. Ida do të testojë tani mbrojtjen nga përmbytjet të Neë Orleansit, që u fuqizua pasi uragani Katrina vrau atjhe 1800 persona në 2005-ën. Presidenti Joe Biden, tha se Ida do të ishte jetë kërcënuese, me shkatërrime të mëdha edhe përtej brigjeve. Mbi një milionë shtëpi në Luiziana janë pa energji elektrike dhe presidenti Biden tha se do të duhen javë të tëra për të kthyer furnizimet. Presidenti ka shpallur gjendjen e katastrofës madhore në shtet, duke cliruar fonde ekstra për përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes. Ida mori fuqi mbi ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës, gjatë fundjavës. Ajo preku tokë në jug të Nju Orlinsit të dielën, si një uragan i kategorisë katër, cka do të thotë se mund të shkaktojë dëme të rënda në ndërtesa, pemë dhe linja energjie. Por ndërsa u zhvendos më në thellësi të tokës, erërat e Ida-s u dobësuan, cka e bën atë tani një stuhi të kategorisë së parë. Sidoqoftë në shumë rajone priten përmbytje ndërkohë që Nju Orleansi është zhytur edhe në errësirë tashmë.

Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
DIGITALB DIGITALB