Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë të enjten titullin qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës, pasi kordinoi në fillm të luftës përpjeket ndërkombëtare për të ndihmuar ushtarakisht Kievin. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko konfirmoi lajmin duke thënë se Johnson ishte një "mik i madh i Ukrainës". Ai deklaroi se Johnson ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Britania e Madhe dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën. Ish-kryeministri ishte një nga liderët e parë botërorë që vizitoi Kievin që nga fillimi i luftës, duke mbërritur në kryeqytetin ukrainas në fund të prillit. Edhe pse u detyrua të largohej nga posti i kryeministrit, ai ka vazhduar të tregojë mbështetje për Ukrainën.