Top News – Miku i Putinit në zemër të Evropës / Orban nuk mbështet deklaratën e BE-së për Ukrainën
13/08/2025 12:41

Pak takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, pothuajse të gjitha qeveritë e vendeve të BE-së ranë dakord për një linjë të përbashkët në mbështetje të Ukrainës. Vetëm Hungaria është kundër. Sipas BE-së, ukraina duhet të përfshihet në vendimet për paqen. Në deklaratën e përbashkët të 26 kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së theksohet: "Ne ndajmë bindjen, se një zgjidhje diplomatike duhet të mbrojë interesat jetike të sigurisë së Ukrainës dhe Europës". Ukrainasit duhet të vendosin për të ardhmen e tyre. Më tej theksohet: Një "paqe e drejtë dhe e qendrueshme" për Ukrainën duhet të jetë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe parimin bazë, që "kufijtë ndërkombëtar nuk lejohet të ndryshohen me dhunë". Lidhur me këtë "nuk mund të vendoset pa Ukrainën". Vetëm Hungaria e refuzoi deklaratën e BE-së. Kryeministri hungarez Viktor Orban në platformën X shkruan: "Masa e vetme e arsyshme për udhëheqjen e BE-së, do të ishte që sipas modelit të takimit SHBA-Rusi, të iniciojë një samit BE-Rusi. Le t'i japim një shans paqes", tha ai. Eshtë "mjaft e trishtueshme", që BE në bisedime është "spostuar në rolin e spektatorit". "E vetmja gjë, që do ta përkeqësonte situatën, do të ishte të jepeshin këshilla nga vija anësore", shton Orban. Ai jo vetëm e refuzon si të pakuptimtë dhe si zgjatje të luftës ndihmën ushtarake të BE-së për Ukrainën. Por edhe sanskionet e BE-së ndaj Rusisë, sipas Orbanit, nuk ndihmojnë për zgjidhje: Ai i kritikon sanksionet vazhdimisht të padobishme dhe që dëmtojnë ekonominë europiane.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36