Lidhjet e ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder me Kremlinin dhe Vladimir Putinin janë të thella. Politikani dhe ish-kancelari socialdemokrat e ka mbrojtur në të kaluarën në shumë raste mikun e tij rus Vladimir Putin. E kjo nuk është në përputhje me politikën gjermane dhe perëndimore, në veçanti pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Ish kancelari u shpërblye për besnikërinë e tij ndaj Putinit me një sërë pozicionesh fitimprurëse në kompanitë shtetërore ruse të energjisë si Gazprom apo Rosneft.