Top News – Michel në izolim, shtyhet samiti i liderëve të BE
23/09/2020 12:10

Një zëdhënës i Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel tha se samiti i udhëheqësve të Bashkimit Evropian i planifikuar për të enjten dhe të premten është shtyrë, pasi zoti Michel u detyrua të vetëizolohej pas kontaktit me një roje të sigurisë të infektuar me Covid-19. Zëdhënësi i këshillit të Bashkimit Evropian, Barend Leyts shkroi në Twitter se Charles Michel mësoi të martën se një oficer sigurie me të cilin ishte në kontakt të ngushtë në fillim të javës së kaluar, rezultoi pozitiv për Covid-19. Zëdhënësi tha se presidenti i këshillit të BE-së është testuar rregullisht, dhe të hënën ka rezultuar negativ për Covid-19. Por Charles Michel planifikon të respektojë rregulloret e Belgjikës për koronavirusin dhe është vetëizoluar. Selia e Bashkimit Evropian është në Bruksel. Samiti, i planifikuar tani për 1-2 tetor, do të përqendrohet në një larmi çështjesh duke filluar nga negociatat e Brexit-it, deri te ndryshimi i klimës dhe tensionet midis Greqisë dhe Turqisë për të drejtat e shfrytëzimit të burimeve energjitike në zonën e detit Mesdhe që ndodhet në lindje të Qipros.

Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38