Një palë atlete të veshura nga ylli i basketbollit amerikan, Michael Jordan, janë shitur për një shifër rekord prej 1.47 milionë dollarësh në një ankand. Jordan i veshi atletet Nike Air Ships, me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, në sezonin e tij të parë me Chicago Bulls, në 1984. Ai ishte viti kur ai dhe Nike nisën bashkëpunimin për të krijuar markën e tij të veshjeve dhe këpucëve.