Trupat e juntës së Mianmarit janë tërhequr nga pozicionet e tyre në një qendër të madhe tregtare pranë kufirit me Tajlandën pas ditëve të përleshjeve, tha një grup i armatosur etnik të enjten. Në kufirin pranë qytetit të zhurmshëm tregtar të Myawaddy, reporterët e AFP në Tajlandë dëgjuan shpërthimet e raketave, ndërsa shumë njerëz nxituan për të kërkuar një strehë të sigurt. Mianmari është përfshirë nga konflikti që kur ushtria përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në vitin 2021, por junta po përballet me kërcënimin e saj më të madh deri më tani pasi krahas humbjeve të mëdha në radhët e ushtarëve dhe ato monetare, Luftëtarët e Unionit Kombëtar Karen dhe grupe të tjera rebele kanë nisur një sulm në qytetin Myawaddy këtë javë.