Presidenti Ilir Meta i bën thirrje qeverisë që të dëgjojë dhe të mbështesë kërkesat e bizneseve të vogla të cilat në këtë periudhë pandemia janë goditur rëndë nga kriza ekonomike. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit bën thirrje për reflektim dhe shton se duhet shmangur katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare për të frenuar varfërinë.