Top News – Meta reagon për vrasjet e fundit/ ‘Revansh i krimit në vend, policia e paaftë’
04/06/2021 20:22

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me krimet e rënda të ndodhur gjatë ditëve të fundit në mënyrë të përsëritur. Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se këto ngjarje janë tronditëse dhe jë dëshmi e revanshit që ka marrë krimi në vend. Ai ka akuzuar policinë e shtetit për paaftësi në ushtirimin e detyrës. “Ngjarjet shumë të rënda kriminale, me pasojë dhjetëra humbje jetësh dhe dëmtimin e shëndetit dhe të pronës së qytetarëve, që po ndodhin në mes të ditës, në ambientet publike, në zemër të qendrave urbane, deri edhe pranë institucioneve të larta të sigurisë, janë thellësisht tronditëse dhe një dëshmi e qartë jo vetëm e revanshit të krimit, por edhe e paaftësisë së Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, për parandalimin e tyre”, thuhet në statusin ekreut të shtetit. Ai u ka bërë thirrje strukturave të rendit dhe ligjit të garantojnë sigurinë e qytetarëve duke luftuar krimin në çdo qelizë të shoqërisë dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korruptuar dhe të lidhur element të rrezikshëm .“Në këtë situatë kaq shqetësuese, që ka krijuar një pasiguri të madhe publike, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që në veçanti, ka për mision dhe përgjegjësi thelbësore ruajtjen e rendit dhe të sigurisë, garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, që të shkundet nga apatia dhe të përmbushë me rigorozitet të gjitha detyrimet e saj ligjore, duke luftuar krimin në çdo qelizë të shoqërisë dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korruptuar dhe të lidhur me “botën e errët”,vijon reagimin e tij kreu i shtetit. Ai u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, në veçanti Shërbimit Informativ të Shtetit, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të vendosin një bashkëpunim më të gjerë, më dinamik mes tyre.

Top News- “Heroina ime është mamaja”/ Stenaldo bisedon me Ilirin, rrëfehen dy banorët
25/12 23:15
Top News- Armiri qan pas surprizës së vajzës: Babi të do shumë / E përqafojnë banorët
25/12 23:15
Top News- Ilir Vrenozi nuk mban lotët, Stenaldo e mahnit me zërin e tij: Njeri i jashtëzakonshëm…
25/12 23:12
Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Humb jetën 16-vjeçari në Fier, aksident fatal në kryqëzimin e Cakranit
25/12 22:15
Top News- Zelensky kërkon fundin e luftës, njofton SHBA për kushtet e paqes
25/12 21:30
A mbaroj LUFTA?/ ÇFARË po ndodhë me UKRAINËN dhe RUSINË? Eksperti jep LAJMIN
25/12 20:53
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën një 19-vjeçar
25/12 20:30
Top News- E rëndë! Makinat bëhen copash në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari
25/12 20:29
Top Channel/ Gruaja myslimane dhe burri ortodoks, Krishtlindja e veçantë në familjen nga Elbasani
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Fatura fiktive, penalizohen 360 farmaci, farmacistët: Jo dënim kolektiv
25/12 19:40
Top Channel/ “Vetting” për investimet e huaja! Lëvizja e qeverisë, pas thirrjes së SHBA
25/12 19:37
Top News- Vodhën naftën e mjeteve të punës/ Pezullohen nga detyra tre punonjës të Bashkisë së Vlorës
25/12 19:30
Top News- Kim Jong Un zbulon nëndetësen bërthamore, gati për luftë/ Mesazh Koresë së Jugut
25/12 19:02
Top News- I vuri gjobë, biznesmeni refuzoi / 42 vjeçari e plagos me thikë, arrestohet nga policia
25/12 18:52
Top News- Sherr i madh në Korçë, dhunohet një i dehur nga disa persona
25/12 18:41
Top Channel/ Konflikt në Korçë, një person dhunohet për motive banale, dyshohet se…
25/12 18:22
Top Channel/ Plagosja e biznesmenit me thikë në Kavajë, pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja
25/12 17:55
Top Channel/ Përplasja e anijeve turistike në lumin Nil, TCH siguron pamjet e momentit të aksidentit
25/12 17:46
DIGITALB DIGITALB