Një nga figurat emblematike të kinematografisë shqiptare, regjisori Dhimitër Anagnosti është nderuar me titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në përvjetorin e 85 të lindjes. Në një ceremoni solemne të zhvilluar në selinë e presidencës në prani të përfaqësuesve të ndryshme nga jeta publike, presidenti i vendit Ilir Metandrësa akordoi dekoratën ,tha se artisti i popullit, regjisori Dhimitër Anagnosti me veprën e tij është një frymëzim për të gjithë brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë.