Seanca gjyqësore për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shty për javën e ardhshme. Shkak u bë kërkesa e mbrojtes ligjore të ish presidentit, të cilët kërkuan që çështja të shqyrtohej nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela dhe jo nga gjyqtari i gatshëm Erjon Bani. Kujtim Cakrani gjatë prononcimit per mediat, u shpreh se ai i kërkoi gjyqtarit Bani të shpallte moskompetencë për shqyrtimin e kësaj kërkese, gjë e cila u pranua nga ky i fundit.