Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbrëmjen e së mërkurës shpërndau mesazhin e Papa Françeskut, mbajtur në audiencën e përgjithshme në Vatikan. Në shënimin e tij në Facebook, Meta theksoi se Papa në fjalën e tij u ndal tek “virusi i hipokrizisë”. Presidenti, duke iu referuar Papa Françeskut, nënvizon se njeriu hipokrit ka frikë se mund t’i dalë në shesh e vërteta, duke i pëlqyer më shumë të shtiret, se sa të jetë vetvetja. “Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën”, citohet nga mesazhi i tij, shkruhet ndër të tjera në mesazhin që ka ndarë me ndjekësit Meta në rrjetin social. Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!” Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!, mbyll mesazhin kreu i shtetit.