Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po zhvillon një luftë informacioni në parlamentet europiane, teksa këtë të martë Tirana është pjesë e axhendës së presidentit ukrainas. Në vendin tonë deri më tani kanë mbërritur rreth 3900 refugjatë ukrainas. Shqipëria gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në dënimin e krimeve të luftës të Vladimir Putin duke qenë bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.