Top News – Merz do ushtrinë më të fortë në Evropë / Por Bundeswehrit i mungojnë 60 mijë ushtarë
18/08/2025 12:31

Bundesëehri ka nevojë urgjente për më shumë trupa dhe për këtë janë dakord partitë e koalicionit qeverisës. Kancelari Friedrich Merz, dëshiron ta bëjë Bundesëehr-in ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë, e cila kërkon pajisje më të mira dhe dukshëm më shumë se 183,000 anëtarët aktualë. Bazuar te popullsia, por edhe te udhëzimevet e NATO-s, Bundesëehr-i duhet të rritet me 60,000 ushtarë. Por se si do të arrihet kjo, është temë debati. Opinionet janë të ndryshme. Socialdemokratët e shohin zgjidhjen te reforma e shërbimit ushtarak vullnetar. Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur me projektligjin e paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes. Mosmarrëveshja në koalicion përqendrohet te një nga çështjet më të rëndësishme të politikës së sigurisë: aftësinë mbrojtëse të Gjermanisë. Sipas projektligjit, shërbimi ushtarak duhet të bëhet më tërheqës nga viti 2026, por mbetet në dorën e të rinjve që të zgjedhin. Nuk parashikohet që të ketë një detyrim ushtarak siç ekzistonte në Gjermani deri në vitin 2011. Vullnetarizmi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për socialdemokratët pasi ata e konsiderojnë shërbimin ushtarak si një ndërhyrje shumë të madhe në jetën e të rinjve. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, është i bindur se kjo mund të mjaftojë. Një shërbim ushtarak vullnetar, më interesant dhe më i paguar se ai aktual do të tërheqë mjaftueshëm të rinj, beson ai. Paga e ushtarëve duhet të rritet ndjeshëm, trajnimi duhet të modernizohet dhe zgjerohet, për shembull në përdorimin e dronëve. Oferta përfshin gjithashtu kurse gjuhe dhe mundësi të tjera. Shërbimi duhet të zgjasë të paktën gjashtë muaj. Por optimizmi i Ministrit të Mbrojtjes nuk ndahet nga të gjithë. Në situatën aktuale nuk mjafton të mbështetemi vetëm në faktin se do të ketë mjaftueshëm vullnetarë, thonë zyrtarë të koalicionit. CDU dhe CSU do të donte që shërbimi ushtarak i detyrueshëm të rikthehej pasi dyshojnë se vullnetarizmi mund të jetë i suksesshëm përballë kërcënimit në rritje nga rusia.

Top News- Aksidentohet familja me katër anëtarë, humb jetën babai, plagoset bashkëshortja e fëmijët
18/08 14:40
Top News- Zjarret, Berisha- Një krim shtetëror/ Akuzon Ramën- Përdori 490 mln euro për luks e afera
18/08 14:36
Top News- Rrengu, arrestohet 40-vjeçari/ Në kërkim bashkëpunëtorja, joshi një person për ta grabitur
18/08 14:36
Top Channel/ Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, pranga 59-vjeçarit në Mirditë
18/08 14:07
Top News- Kapen hajdutët nga Kosova/ Vodhën një tabakino në aksin ‘Milot-Lezhë’
18/08 14:03
Top Channel/ Aksident i frikshëm në Shkodër, një person humb jetën dhe tre të plagosur
18/08 13:46
Top News- Karteli Çela-Çopja, grupi më i frikshëm shqiptar i trafikut të kokainës në Evropë
18/08 13:10
Top News- Shkolla nis më 8 shtator, dalin dhe datat e provimeve për vitin e ardhshëm
18/08 12:58
Top Channel/ Vodhën tabakinon gjatë natës në Lezhë, vihen në pranga dy shtetas të Kosovës
18/08 12:54
Top News- Një parashutiste bie në zonën e plazhit në Vlorë, pëson dëmtime të lehta
18/08 12:52
Top News- Delfinët i afrohen bregdetit të Darzezës, duartrokiten nga pushuesit
18/08 12:47
Top News – Merz do ushtrinë më të fortë në Evropë / Por Bundeswehrit i mungojnë 60 mijë ushtarë
18/08 12:31
Top News – Shpërthimi në fabrikën e barutit / Rëndohet bilanci në Rusi, 20 viktima e 134 të lënduar
18/08 12:24
Top Channel/ Kulmi i sezonit, Durrësi zgjedhja e parë për shumë pushues vendas dhe të huaj
18/08 12:21
Top Channel/ Urgjencat e verës! Për të përballuar fluksin në Lezhë po jepet ndihmë me motoambulancë
18/08 12:21
Top Channel/ Pushues me kampera/Të huajt zgjedhin Darëzezën për qetësinë, rërën kurative dhe sportet
18/08 12:20
Top Channel/ Nis provimi i Informatizuar! Maturantët i nënshtrohen testit në Fakultetin e Mjekësisë
18/08 12:18
Top Channnel/ Berisha në SPAK: Rama iu vërsul prokurores dhe gjykatësit
18/08 12:16
Top Channel/ Berisha në SPAK! Sulmon Dumanin, mbron prokuroren e gjykatësin që kritikoi Rama
18/08 12:13
Top Channel/ Delfinët vizitojnë bregdetin e Darzezës, pushuesit surprizohen nga pamjet e rralla
18/08 11:58