Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka mohuar çdo lidhje me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein, duke deklaruar nga Shtëpia e Bardhë se pretendime të tilla duhet të marrin fund. Në një dalje të papritur për mediat, ajo bëri thirrje për zhvillimin e seancave dëgjimore në Kongres për të mbijetuarit e abuzimit seksual të lidhur me rastin Epstein. Melania Trump hodhi poshtë gjithashtu thashethemet se Epstein e kishte prezantuar me Donald Trump, duke i cilësuar si përpjekje për të dëmtuar reputacionin e saj.