Është vënë në pranga nga policia një 34-vjeçar i shpallur në kërkim, i akuzuar si pjesëtar i rrjetit kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, që u godit 3 muaj më parë. 34-vjeçari Enea Tollumi, banues në Elbasan, është kapur dhe ndaluar te “Qytet Studenti” në Tiranë. Tollumi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".