Partia Republikane kërkon që të ketë 36 kandidatë për deputetë në listat e përbashkëta me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. Këtë kërkesë e ka bërë publike, kryetari I PR, Fatmir Mediu në takimin e organizuar me rastin e 30 vjetorit të kësaj partie.